Fqinjët alarmohen nga era e rëndë, policia gjen një person të vdekur në banesën në Korçë

Aktualitet

Fqinjët alarmohen nga era e rëndë, policia gjen një person

Një i moshuar është gjetur i pajetë këtë të shtunë nga policia në banesën e  tij në lagjen 18 të Korçës. I moshuari që jetonte i vetëm, dyshohet te ketë vdekur prej disa ditësh.

Ka qenë era e rëndë që vinte nga shtëpia e të moshuarit që ka vënë në lëvizje fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit dyshohet qe vdekja e 78-vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrore.

Disa ditë më parë, një rast i njëjtë u zbulua në Lezhë. Banorët e lagjes Skënderbeg u alarmuan nga era e rëndë që vinte nga një apartament. Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, autoritetet konfirmuan se një 56-vjeçar kishte ndërruar jetë në tualetin e apartamentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion