Pësoi atak kardiak, i moshuari shqiptar gjendet i vdekur në motel

Kosovë&Rajon

Pësoi atak kardiak, i moshuari shqiptar gjendet i vdekur në motel

Një i moshuar ka vdekur mëngjesin e sotëm në një motel në periferi të Prishtinës.  Lajmin e ka konfirmuar Express nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Prugovc të Prishtinës.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai për Express.


Borovci konfirmoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”. “Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë më tutje ai.

Rastet e vdekjeve të të moshuarve në motele në Kosovë janë të përsëritura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion