Plagosi me armë 26-vjeçarin, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest me burg” për 55-vjeçarin

Aktualitet

Plagosi me armë 26-vjeçarin, Gjykata e Vlorës cakton masën

Gjykata e Vlorës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest në burg” për 55-vjeçarin, autorin që plagosi me armë zjarri disa ditë më parë një 26-vjeçar në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të lagjes “24 Maji”.

55-vjeçari u arrestua dy ditë më parë, gjatë një aksioni për goditjen e një grupi kriminal, ku dyshohet se ai ishte gjithashtu anëtar i bandës kriminale, ku nga ky aksion ranë në pranga pesë persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte dhe u drejtua nga gjyqtarja Renata Koçaqi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në këtë mënyrë, gjykata la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke vlerësuar se kushtet ligjore për këtë masë sigurie janë të plotësuara.

ME TE LEXUARAT