Kinematografia në zi/ Humb jetën aktorja e famshme, gjendet e vdekur në vaskën e shtëpisë

Showbiz

Kinematografia në zi/ Humb jetën aktorja e famshme, gjendet e vdekur

Aktorja japoneze Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskë, në shtëpinë e saj në Tokio, sipas “Daily Mail”.

54-vjeçarja ishte shumë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1995, “Letra e dashurisë”, një film i cili fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.

Ajo gjithashtu pati sukses si këngëtare në kulmin e ndikimit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 90, duke u bërë një nga idhujt më të njohur të adoleshencës në Japoni .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi ajo nuk u paraqit në punë të Premten (6 dhjetor), një koleg i saj shkoi në shtëpinë e zonjës Nakayama dhe e gjeti atë pa ndjenja .


Ai thirri ambulancën të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje e ndërsa shkaku i vdekjes së saj po hetohet.

Policia tha se ajo ishte gjetur e ulur në këmbë në banjë, sipas mediave japoneze.

ME TE LEXUARAT