Këngëtarja shqiptare jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të dytë! Emri i veçantë i vajzës

Showbiz

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e ëmbël, bëhet

Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit një muaj pas ardhjes në jetë të të voglës me anë të një një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe emrin e veçantë të bebushes. “5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit!” shkruan Barbara.

Në shkrimin krahas postimit Barbara duket e emocionuar pasi shpreh vështirësitë që ka hasur në shtatëzani teksa thotë “Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

“5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit! Përulem para teje… Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë. Thonë që asgjë nuk ka vlerë para jetës, dhe është e vërtetë ti dhe Ergola jeni jeta ime… kam bërë dhe do të bëja gjithçka për ju! Sot u bë një muaj që na e zbukurove akoma më shumë jetën dhe botën tonë!”

Kujtojmë që Barbara, përveç se njihet si këngëtare, njihet edhe si motra e Ergi Dinit, këngëtarit i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor më 21 nëntor të 2016.

 

ME TE LEXUARAT