Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, e motra: S’më përgjigjej, më kthente vetëm SMS!

Aktualitet

Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, e motra: S’më

Familjarët e Alba Cenkos, gruas shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, shprehen të tronditur për krimin e rëndë.

Ata shprehen se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme, të paktën me aq sa ata kishin dijeni.


“Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh.
Një nga fqinjët, që është edhe vjehrra e motrës së viktimës ka treguar se nusja e djalit të saj kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe i kishte rrëfyer se nuk po lidhej dot më Albën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alba Cenko i përgjigjej vetëm me mesazhe dhe nuk i hapte celularin dhe kjo gjë e kishte shqetësuar të motrën.

Në fakt, personi që i shkruante mesazhet ishte vetë Katriot Cenko.

Çifti kishin dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç. Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike.

Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai ka rrëfyer se krimin e rëndë e kreu pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë.

ME TE LEXUARAT