Kim Kardashian “vodhi vëmendjen” në dasmën e Bezos? Ja çfarë bëri që nuk i pëlqeu ndjekësve!

Showbiz

Kim Kardashian “vodhi vëmendjen” në dasmën e Bezos?

Në një dasmë superluksoze si ajo e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, ku çdo detaj u mendua me finesë dhe shumë VIP ruajtën profil të ulët, Kim Kardashian nuk kaloi pa u vënë re.

Ndërsa festa zhvillohej në një ambient historik dhe plot elegancë, Kim postoi disa imazhe provokuese me bikini nga koleksioni i saj SKIMS dhe ndjekësit shpërthyen në komente.

“Reklamë në çdo rast”, “Kjo s’është mënyra për të nderuar një dasmë të tillë”, u shprehën disa prej tyre, duke e akuzuar për vetëpromovim të tepruar në një event privat dhe të rafinuar.

Për momentin, Kim nuk ka reaguar ndaj komenteve por një gjë është e sigurt: ajo di si të jetë në qendër të vëmendjes, edhe kur ceremonia nuk është e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion