Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, përfundon në pranga 44-vjeçari

Aktualitet

Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted”.

I arrestuari është shtetasi Lazër Vladaj, i njohur edhe me identitetin Cristian Manea, banues në Shkodër. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Hani i Hotit, Shkodër Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues nëShkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion