Kida numëron ditët/ Vetëm një javë para dasmës me Ajbin (FOTO)

Showbiz

Kida numëron ditët/ Vetëm një javë para dasmës me

Kida dhe Ajbi janë vetëm pak ditë larg kurorëzimit të dashurisë së tyre, ndërsa këngëtarja ka nisur numërimin mbrapsht për ditën e madhe.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh me humor: “Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.

Dasma e çiftit pritet të mbahet më 1 shtator në Romë të Italisë, në një rezidencë historike të kryeqytetit italian.

Për atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.

Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja mori një propozim romantik në ditëlindjen e saj.

Tashmë, pas më shumë se një viti e gjysmë pritjeje, çifti është vetëm një javë larg ceremonisë së shumëpërfolur, ndërsa fansat presin të zbulojnë detajet e dasmës.

 

ME TE LEXUARAT