Përgjimet/ Si biznesmeni u bë “ura lidhëse” mes mafiozit italian dhe bandës shqiptare

Aktualitet

Përgjimet/ Si biznesmeni u bë “ura lidhëse” mes

Pronari i një lokali në Capua, 64 vjeç është lidhja mes Raffaele Gravante, 46-vjeçar, ish-pronar i restorantit “Le Palme” në via Aeroporto në Capua, dhe shqiptarit Gazmir Shahu, 40 vjeç, i njohur si Gas.

Kjo është teza e hetuesve italianë, të cilët u angazhuan për gjurmimin e protagonistëve të trafikut të drogës të pranishëm në qytetin Capua dhe Santa Maria Capua Vetere.

Granante dhe Shahu tani janë në gjyq pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Lidhja e dy të arrestuarve me pronarin e lokalit është bërë pas zbulimit të kontakteve të shumta telefonike (direkte dhe indirekte) mes të treve.

Gravante përgjatë pesë muajve në vitin 2021, kishte ndërvepruar 456 herë me pronarin e lokalit Capua dhe mbi 50 herë me “Gas”.

Një tjetër shqiptar, që besohet se ishte i afërt me Shahun, ka folur, sipas asaj që raporton policia, 7 herë me pronarin.

Një tjetër element që e shtyu policinë të besonte se tregtari 64-vjeçar ishte i përfshirë në biznesin e drogës është një bisedë e përgjuar gjatë së cilës ai thotë se ka punuar për t’i dorëzuar “Gas” “çantat e rrobave” të përgatitura nga Gravante.

Por për hetuesit çantat me veshje nënkuptojnë drogë. Droga i ishte dërguar “Gas” nga pronari i lokalit jo direkt, por përmes personave të tjerë.

Kalimi i drogës përmes shqiptarëve të tjerë ishte kërkuar nga vetë “Gas” për të penguar shumë njerëz që të njihnin vendbanimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion