Këngëtarja e famshme rrëzohet papritur brenda gropës në skenë, si është gjendja e saj

Showbiz

Këngëtarja e famshme rrëzohet papritur brenda gropës në

Këngëtarja Olivia Rodrigo ka kaluar një situatë të rrezikshme, pasi përjetoi një incident gjatë performancës së saj të tretë nga tetë në Guts World Tour në Australi.

Këngëtarja e “So American”, 21 vjeçe, ra në një vrimë në skenë në Arenën Rod Laver të Melbourne, të hënën më 14 tetor, ndërsa turma e pranishme bëri një thirrje dhe psherëtimë njëzëri, sipas videove të kapura nga fansat dhe të postuara në X dhe TikTok.

“Oh, Zot, ishte shumë gallat. Jam mirë,” tha Rodrigo, duke qeshur dhe ecur përsëri në skenë pas rënies papritur.

Ndërsa tre herë fituesja e çmimit Grammy u ngrit në këmbë, ajo e komentoi situatën me humor, duke thënë: “Wow, ndonjëherë, thjesht ka një vrimë në skenë.”/vizionplus

ME TE LEXUARAT