U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë i dënuari në Vlorë 

Aktualitet

U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë i
Një i dënuar 73-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Policia njofton se ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.” Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion