ATP nxjerr njoftimin, ja 113 familjet që do të dëmshpërblehen për shkak të ndërtimeve informale

Aktualitet

ATP nxjerr njoftimin, ja 113 familjet që do të

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se më datë 11 tetor 2024 ka përfunduar procesin e shqyrtimit të 113 kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Në përputhje me ligjin dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, është miratuar shpërndarja e këstit të parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë, duke mbuluar 70% të vlerës totale të miratuar për këto pasuri.

Procesi i shqyrtimit dhe shpërndarjes së fondit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, si dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010, të ndryshuar, i cili përcakton procedurat dhe kriteret për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të prekura. Pas përfundimit të verifikimeve nga ATP, u konstatua se të gjitha 113 kërkesat ishin në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.

Totali i fondit financiar të shpërndarë për këto kërkesa është 247,062,129.76 lekë. Lista e plotë e pasurive të kompensuara dhe të dhënat e subjekteve përfitues janë bashkëlidhur këtij njoftimi.

ATP njofton se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë të disponueshme në llogaritë e tyre bankare në ditët në vijim, pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare. Subjektet e interesuara mund të kontaktojnë ATP për më shumë informacion mbi gjendjen e llogarive të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion