Këngëtari i njohur shqiptar jep lajmin emocionues, bëhet baba për herë të tretë!

Showbiz

Këngëtari i njohur shqiptar jep lajmin emocionues, bëhet baba

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka njoftuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Emblema. Me anë të një postimi, këngëtari ka shprehur se:

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.

O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë. Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.

Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti. Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës. Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot për të mirat e Tua të pafundme.

Ndërkohë, çifti kanë edhe dy fëmijë të tjerë; Gueril dhe Front.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion