E RËNDË! Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë një person në Tiranë

Aktualitet

E RËNDË! Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ku një 86-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një rënieje aksidentale nga lartësia e pallatit ku banonte.

Viktima është identifikuar si shtetasi B. T. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga kati i sipërm i banesës, duke pësuar dëmtime fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, komuniteti është tronditur nga kjo ngjarje që rikthen në vëmendje nevojën për më shumë kujdes dhe siguri për të moshuarit që jetojnë vetëm.

ME TE LEXUARAT