"Kemi ardhur për ty", Bora Zemani tregon nëse është ngacmuar nga djemtë e "Për'puthen"

Moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani ka zbuluar prapaskena nga programi, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të ish-konkurrentes së emisionit në rubrikën “Këndi i Antonelës”.
Bora Zemani mohoi të ketë pasur ngacmime nga djemtë konkurrentë, ose të paktën siç thotë ajo “askush nuk ka guxuar t’ia thotë në sy”.
Ndërkohë mes momenteve të sikletshme ajo veçon debatet mes djemve që ndonjëherë kanë përshkallëzuar në përleshje fizike.
E pyetur mbi konkurrentin e preferuar të “Përputhen” moderatorja veçon Mevlanin, i cili ka qenë pjesë e produksionit që në nisje.
PJESË NGA INTERVISTA
Pyetje: Sa i takon situatave, cila ishte ajo më e sikletshme?
Bora Zemani: Po ka pasur shumë situata të sikletshme. Po përgjithësisht kanë qenë ato debatet e forta që ndonjëherë, fatkeqësisht kanë kaluar edhe në përleshje fizike, pavarësisht se nuk na pëlqen ta themi. Ka pasur situata vërtet shumë të rënda edhe mes djemve.
Pyetje: Vajza dhe djali që kishe më shumë simpati?
Nga vajzat nuk veçoj dot asnjërën. Nga çunat e kam thënë në fakt, Mevlani. Ka qenë ndër të preferuarit të ne produksionit, duke qenë se ka qenë nga të parët në “Përputhen”. E filloi sezonin me ne dhe e mbylli me ne. Ishte korrekt në çdo situatë.
Pyetje: Ka pasur ndonjëherë ndonjë ngacmim kundrejt teje? Se të gjithë thoshin po vij për Borën jo për juve?
Bora Zemani: Nuk e di ku e kanë thënë! Mua vetë nuk më ka thënë ndonjë njeri që këtu jam për ty. Nuk ka guxuar njeri të ma thotë në sy. Unë i kam pasur marrëdhëniet të ftohta me konkurrentët, tani gjatë turit jemi afruar më tepër.


