Dukuria e rrallë! Vdekja e 90- vjeçares në Belgjikë, ishte infektuar me dy variantet e Covid-19
Lajmifundit
/
11 July 2021, 14:38
Bota

Pesë muaj nga vdekja e 90-vjeçares në Belgjikë, shkencëtarët mjekë kanë ardhur me një zbulim të rrallë. Ata thanë se e moshuara ishte e infektuar me të dyja variantet e Covid-19, Alpha dhe Beta në të njëjtën kohë.
Gruaja 90-vjeçare vdiq në mars pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst, ajo nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive kur u testua. Sidoqoftë, ajo me shpejtësi pati simptoma të përkeqësimit të frymëmarrjes dhe vdiq pesë ditë më vonë.


