“Ke mashtruar për mesazhet e Romeos”, Gracianos shpërthen ndaj Erjolës: Delirante, luan me skema!

Showbiz

“Ke mashtruar për mesazhet e Romeos”, Gracianos shpërthen

Moderatorja Erjola Doçi dhe Graciano Tagani së fundmi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ku shkak është deklarata e balerinit se Romeo Veshaj i ka shkruar mesazhe banores jashtë “BBV”.

“Unë jam bërë zi për turpin tënd” – tha Graciano duke treguar se e ka ruajtur Erjoën deri më tani, megjithëse kjo e fundit e mohoi këtë gjë.

“Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët”– u shpreh moderatorja e acaruar, ndërsa balerini tha se Romeos i bëjnë sytë xixa kur e shikon konkurrenten, duke treguar se nëse Erjola do ti kishte dhënë një mundësi atij, dyshja do të kishin pasur më shumë kimi sesa lidhja e aktorit me Heidi Baçin.

“Ke mashtruar për mesazhe”- iu drejtua balerini Erjolës, teksa vazhdoi: “U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema”.

Nga ana tjetër Erjola insistoi duke thënë që mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë dhe aktori nuk i ka shkruar kur kanë qenë jashtë.

Debati:

Graciano: Unë jam bërë zi për turpin tënd

Erjola: Çfarë kam bërë për turp unë more? Turp ke bërë ti që hap akuza të tilla

Graciano: Unë që të rujata ty deri në momentin e fundit

Erjola: Çfarë ke pasur mem ruajt more? Unë si kam hyrë kujt në hak

Graciano: Për mashtrimin

Erjola: Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët

Graciano: Po atij djalit i bëjnë sytë xixa dhe ndoshta po ti kishe dhënë një mundësi ti do kishit më shumë kimi bashkë sesa me Heidin

Erjola: Mos e përsërit veten. Mos më thuaj e poshtër se unë s’të kam ofenduar. I vetmi ofendim që të kam thënë është i zi

Graciano: Ke mashtruar për mesazhe

Erjola: Më ke hyrë në hak more Graciano

Graciano: Viktimizohu

Erjola: I kam pasur luhatjet edhe më parë. I kam thyer Bleri Manes telefonin jashtë

Graciano: Ti kishe peshë në këtë shtëpi. U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema

Erjola: Çfarë skemash more? Vetëbesimin nuk ma ul kush as sot

Graciano: Mendove se ishe njëshi dhe ti pastaj më vjen dhe më mashtron

Erjola: E ka për kërcimin tonë, Ka qenë Roza këtu duke kërcyer dhe erdhi Heidi, i kam thënë do të më kapësh dorën vetëm se është Jul Deda përballë

Roza: Po

Graciano: Fare nuk më plas për mashtrimin

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion