Shkëputja e vinçit i mori jetën, Emiliano Frroku punonte pa siguracione në pallatin në ndërtim në Shëngjin

Aktualitet

Shkëputja e vinçit i mori jetën, Emiliano Frroku punonte pa

I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, punonte në të zezë dhe nuk ishte i siguruar.

Sipas burimeve, 28-vjeçari ka qenë duke ngjitur vinçin dhe ai është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.

Objekti ishte në ndërtim, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 persona ndërkohë që vijojnë hetime.

Nën hetim është vënë edhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhe dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion