Roan Brahimi “strehohej” në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkimi me familjen në Greqi rezultoi fatal

Aktualitet

Roan Brahimi “strehohej” në Emiratet e Bashkuara Arabe,

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mbrëmjen e djeshme në Athinë të 32-vjeçarit Roan Brahimi.

Siç raportojnë mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë.

Në Greqi Brahimi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion