Vrau të atin pa mëshirë! 26-vjeçarja ishte kthyer në shtëpinë e prindërve pas ndarjes nga partneri, si nisën konfliktet

Aktualitet

Vrau të atin pa mëshirë! 26-vjeçarja ishte kthyer në

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare vrau me tel babanë e saj, 56 vjeç. Mësohet se pas disa orëve në komisariat, vajza e viktimës, Emanilda Rama është dorëzuar dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel te atin, Anesti Rama, dhe e ka vrarë.

26-vjeçarja ka qenë e fejuar dhe është ndarë nga partneri pasi ishte në gjendje të dobët ekonomike dhe jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.

Pasi pranoi krimin, e reja deklaroi se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj,

E reja nuk ka pretenduar se është dhunuar nga babai. /tch/

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion