Justin Bieber do bëhet baba, deklarata e këngëtarit “trazoi” rrjetin (Foto)

Çifti Bieber duket se do bëhen prindër. Të paktën kështu ka thënë këngëtari Justin Bieber. Ai ka postuar në Instagram një foto bardhë e zi me bashkëshorten e tij, Hailey, dhe në përshkrim shkruan: “Mami dhe babi”.
Të gjithë menduan për një shtatëzani të mundshme të modeles, por ka qenë kjo e fundit që e ka sqaruar në një koment që ka lënë në foton e bashkëshortit të saj.
View this post on Instagram
“Unë mendoj se duhet ta ndryshosh përshkrimin e fotos në *mami dhe babi i qenit*, para se të gjithë ta keqkuptojnë”, duke e shoqëruar me një fytyrë duke qeshur.

Por JB nuk e ka marrë mundimin ta ndryshojë, pavarësisht që të gjithë po aludojnë për ardhjen e një bebeje në jetë.


