Nga Covid 1, mjeku Kalo me kolegët e tij urojnë Kurban Bajramin (Foto)

Besimtarët myslimanë urojnë Kurban Bajramin ditën e sotme. Këtë ditë të shenjtë e ka kujtuar edhe mjeku infeksionist, Tritan Kalo. Përmes një fotoje në Facebook, në krah të dy kolegëve të tij, në korridoret e Covid 1, Kalo uron besimtarët myslimanë.
“Kohë kovidiane…. 20.07.2021…..Së bashku me Albinën dhe Arjanin, si dhe me të gjithë ekipin e mantel bardhëve, infermierëve e sanitareve të turnit të parë ju përshëndesim dhe ju urojmë nga Covid-1/ Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT: “Gëzuar Kurban Bajramin!”….
Paqja, dashuria, begatia, mirëkuptimi e mirëbesimi qofshin përherë të pranishëm në mendjet dhe në zemrat tona…. Bajram e Pashkë kurdoherë i kemi pasur dhe i kemi festuar së bashku, sepse jemi të gjithë bija e bijë të nënlokes Shqipëri….. together forever”, shkruan ai.


