Albin Kurti uron për Kurban Bajramin: Do festojmë siç e do tradita, familjarisht e me miq, por..

Kosovë&Rajon

Albin Kurti uron për Kurban Bajramin: Do festojmë siç e do

Ditën e sotme, besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Në këtë ditë të shenjtë, nuk ka munguar urimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt. Përmes një postimi në Facevook, Kurti bën thirrje që të festohet siç e do tradita, nëkohësisht kërkon që të respektohen masat anti-covid.

 

“Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj lumturi e gëzim në festën e sakrificës, Kurban Bajramin. Sakrificën që bëhet për qëllim të mirë, e don Zoti, e don edhe shoqëria. Sakrifica e bërë për qëllim të mirë na i gëzon zemrat. Ne humbasim diçka, por fitojmë shumë. Ky është mesazhi i kësaj feste, që ka edhe më shumë domethënie për popujt siç jemi ne, pra jo të mëdhenj e jo të pasur. Me sakrificat tona të përbashkëta, me angazhim e shpresë, me solidaritet e dashamirësi, ne do ta bëjmë Kosovën shtet më të fortë dhe shoqëri më të begatë

Në Kosovë sivjet jemi më të qetë se në vitin e kaluar dhe masat i kemi relaksuar, falë punës së institucioneve të shëndetësisë që kanë siguruar vaksinimin masiv të popullsisë, proces që është në zbatim e sipër. Kështu që, Kurban Bajramin mund ta festojmë ashtu siç është tradita, familjarisht e me miq, por megjithatë, të ruajmë higjienën e distancën sociale, sepse ka vende të botës ku pandemia po rikthehet. Edhe një herë ju uroj, juve e familjeve tuaja, për hajr Bajramin!”, shkruan Kurti në mesazhin e tij të urimit.

 

ME TE LEXUARAT