“Ju dua me shpirt”/ Ilnisa u bën kërkesën e papritur shqiptarëve të Londrës

Showbiz

“Ju dua me shpirt”/ Ilnisa u bën kërkesën e papritur

Françeska Murati, është shqiptarja e cila prej vitesh jeton në Angli, aty ku dhe në vitin 2023 është zgjedhur më e bukura e Londrës.

Prej javësh Françeska i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, ku dhe që në momentin e parë ka patur përplasje me Ilnisën.

Debatet mes vajzave vijojnë çdo dit, ku jo më larg se disa orë më parë ka ndodhur i fundit. Ishte Françeska ajo e cila i tha banores tjetër se përfaqëson Londrën, ndërsa Ilnisa iu kthye duke i thënë se është “turp” të thotë që përfaqëson shqiptarët e Londrës, teksa i bëri dhe një thirrje këtyre të fundit.

Ilnisa: Pu, pu të përfaqësosh ti shqiptarët e Londrës vaj me medet të përfaqësosh ti shqiptarët e Londrës. Fol për veten tënde, përfaqëso veten tënde mos fol për shqiptarët e Londrës. Turp.

Françeska: Unë përfaqësoj Londrën. Pse është turp?

 Ilnisa: O shqiptarë të Londrës sa më shumë komente te faqja e Top Channel

Françeska: Komentet për mua do të jenë nga më të mirat

 Ilnisa: Sa më shumë komente o shqiptarë të Londrës që ju dua me shpirt

Françeska: Ju dua jeni shumë të mirë 

Ilnisa: T’ju përfaqësojë Françeska 

Françeska: Zemra ime unë përfaqësoj Londrën, jo vetëm shqiptarët në Londër 

Ilnisa: Përfaqëson Londrën, wow.

Françeska: Kështu më duartrokasin në Londër 

Ilnisa: E kemi parë sa mirë flet 

Françeska: Unë jam shumë krenare për shqipen time

Ilnisa: Ka lodra shumë të bukura 

Françeska: Bliji për beben tënde jo për mua, ka kush kujdeset për mua. Lodrat mi ble kush mi ble ska nevojë të mi blesh ti, ti bliji për beben tënde.

 

ME TE LEXUARAT