Berisha: Kam gjetur tradhtarë brenda koalicionit, Dash Sula? Po mendoj për qeverinë e pas 11 majit

Politikë

Berisha: Kam gjetur tradhtarë brenda koalicionit, Dash Sula? Po mendoj

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar para gazetarëve se nuk e ka përjashtuar nga lista për deputet, Dashnor Sulën.

Berisha sqaroi se nuk ka mundësi që Sula të përjashtohet nga gara për zgjedhjet parlamentare pasi ka dhënë kontribut të madh si opozitar.

"Mund t’i them është se është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush meritat. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?

S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula.

Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar”, tha Berisha.

A keni një arsye pse më të votuarit nuk janë në listë të sigurt?

Sali Berisha: Janë! Disa prej tyre.. Të miratohet lista, se nuk është miratuar. Nuk më shkon të nxjerr unë listën kur nuk është miratuar.

Në qarkun e Elbasanit, ju më të votuarin nuk do e keni as kandidat?

Sali Berisha: Ajo nuk dihet, e thua ti.

E ka deklaruar vetë.

Sali Berisha: Ai deklaron por pastaj mund të ndryshojë mendim.

Ka një ide publike që ju më shumë se sa për 11 Majin po mendoni për 12 Majin.

Sali Berisha: E vërteta është për qeverinë. Po mendoj për qeverinë pas 12 Majit.

Do jepni dorëheqjen në rast se humbni zgjedhjet?

Sali Berisha: Unë po them që po përgatis qeverinë e ardhshme, ti më thua…

Po largohen edhe aleatët, një prej partive aleate ka deklaruar që do shkojë drejt PS, ka dhënë dorëheqjen nga koalicioni juaj.

Sali Berisha: Sa ç’është i vjetër njeriu, është edhe tradhtia. Nuk ke ç’i bën.

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian deklaroi sot se është larguar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e udhëhequr nga Partia Demokratike.

Ky koalicion, me largimin e kësaj force, tashmë përbëhet nga 25 parti.

ME TE LEXUARAT