“Je një mizë pa kokë”, Heidi debaton me Eglën: Ke poshtëruar Romeon…

Showbiz

“Je një mizë pa kokë”, Heidi debaton me Eglën:

Egla Ceno dhe Heidi Baci duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre që krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Prej disa ditësh dy banoret kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.

E kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku teksa Meriton Mjekiqi u thotë që të flasin së bashku e të sqarohen, dy banoret hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës.

Pjesë nga debat:

Meritoni: Merreni njëra-tjetrën dhe dilni e sqarohuni sinqerisht. Se këtej thoni e injoroj, këtej kjo thotë nuk e godas, këtej t’a kërcet. O pajtohuni o mos u pajtoni, apo luajmë bashke ju

Heidi: Varja, unë e kam shumë thjeshtë. Të kam thënë në mes të living se më ke acaruar, duke bërë lojëra edhe me Lidin

Egla: Ti ke lënë që gjërat të ndodhin

Heidi: Që aty ka filluar paqëndrueshmëria jote. Ka qenë paqëndrueshmëri totale se ti ngaqë e ke lojë, ti nuk di ku je, ti je një mizë pa kokë

Egla: Kur?

Heidi: Që kur ka qenë te living, unë të kam fol, të kam injoruar që bëje lojërat me Lidin dhe më thërrisje në dhomë dhe më flisje keq për Romeon

Egla: Unë kam folur keq për Romeon? Shyqyr që ka video

Heidi: Faktikisht kanë dalë. Ka dalë në prime që ça nuk thoje te grimi për Romeon. E ke poshtëruar në mënyrë maksimale, dhe nëse ka një gabim që kam bërë është se kam heshtur për hir të marrëdhënies

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion