“Skandal tek provimi i Magjistraturës”, debate mes Bardhit e Gogut: Në perëndim i merrni me libër shpie

Politikë

“Skandal tek provimi i Magjistraturës”, debate mes Bardhit e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar të thërritet drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.

Bardhi deklaroi se kjo është hera e parë që procesi vishet me hije skandali, pasi lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Bardhi: Ne nuk mmund të bëjmë sikur nuk e kemi parë ate që ka ndodh në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve  është shtuar 3 herë. Ne si komision do duhet të therasim në pyetje Drejtorin s Shkollës  së Magjistraturës.

 Nëpermjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Te kuptohet se cfare ka ndodh me Shkollen e Magjistratures. Eshte hera e pare qe ky proces vishet me hije skandali. Nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes,  shkoi ne 140 në darkë“, tha Bardhi.

Ndreca: Nëse ne e thërrasim, zonja kretare, a ka mundësi as etikë minimale nuk ka, edhe nuk ka durim të dëgjohet deri në fund një fjali, nëse e bëjmë këtë gjë jemi duke shkelur Kushtetutën. S’mund të dalim në konkluzione për këtë gjë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion