"Janë VIP, por kanë edukatë qytetare..."/ Ina Kollçaku flet për motrat Hoxha!

Showbiz

"Janë VIP, por kanë edukatë qytetare..."/ Ina

Ish-konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku ka folur së fundmi për motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat janë edhe drejtueset e Top Channel.

Ina ka treguar se një prej cilësive që vlerëson më shumë te to është komunikimi me të gjithë njerëzit dhe sillen si dy vajza të thjeshta.

“Ato janë vajza shumë të mira, shumë të thjeshta. Kanë një gjë që vlerësoj shumë te njerëzit: përshëndesin çdo njeri nëpër shkallë. 

Madje më kujtohet kur kam shkuar unë për herë të parë në Top, një moderatore më sheh mua që përshëndesja të gjithë njerëzit dhe më thotë: ‘Dëgjo se nuk mund t’i përshëndesësh të gjithë njerëzit sa herë që kalon’.

Nuk po e kuptoja sepse mendoj që kjo është një edukatë qytetare që duhet ta kemi të gjithë, nuk ka lidhje me të qenurit VIP.

Më vonë pashë që e bënte dhe Xhemi Shehu këtë gjë si unë dhe thashë ok, nuk është kaq e çuditshme", tha Ina.

ME TE LEXUARAT