Berisha: Rama kërkon të mbyllë TikTok-un pasi nuk duron dot kritikat e të rinjve!

Politikë

Berisha: Rama kërkon të mbyllë TikTok-un pasi nuk duron dot

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama kundrejt administratës Trump lidhur me refugjatët palestinezë.

Po ashtu Berisha shprehet se arsyeja se pse Rama kërkon të mbyllë TikTok-un është pasi nuk duron dot kritikat e të rinjve.

“Atë mesazh të presidentit Trump e solli më të qartë në konferencën e sigurisë në Mynih zv. presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se për ju rreziku më kryesor nuk është Kina dhe Rusia, por e keni brenda jush, e keni në qëndrimin ndaj lirisë, vlerave dhe ky ishte një paralajmërim i ndershëm dhe shumë i fortë.

Nëse nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet.

Sa jetike dhe vendimtare për paqen në Evropë është prania e SHBA. por sa e rëndësishme për SHBA dhe Evropën është mbrojtja e vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë. Parmbrëmë në Mynih, nëse kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli JD Vance, ishte Edi Rama.

Ai ishte aty si kryeministri që ka arrestuar tre lider të opozitës. Ai ishte aty si censori do të mbyllë TikTok se nuk duron dot kritikat e të rinjve”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT