‘Jam me bosin’/ Reperi del nga Gjykata e Posaçme, komenti për protestat
Lajmifundit
/
10 Qershor 2026, 15:04
Showbiz

Reperi Kleviol Ahmeti ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
I pyetur për një koment për protestat që po zhvillohen në Tiranë, ai u shpreh shkurtimisht: “Unë jam me Ramën. Jam me bosin. Ky është komenti, në rregull”.
Kujtojmë se Ahmeti është paraqitur në GJKKO, si dëshmitar për procesin gjyqësor të Laert Haxhiut.
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar se tritoli në bizneset e reperit u urdhërua nga Laert Haxhiu, pas dhunimit të shokut të tij, Kleviol Ahmeti.


