Ishin të pandarë, një tjetër shoqëri e “Për’puthen” shkatërrohet

Të gjithë e kemi parë shoqërinë e Erit dhe Arsimit, madje ata bënë edhe një këngë bashkë. Por, duket se dy djemtë nuk shoqërohen më. Fansat e tyre kanë nisur vëzhgimet dhe kanë vënë re se shokët e ngushtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Kjo do të thotë shumë për raportin mes tyre.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe cila ka qenë arsyeja që ka çuar në krisje të marrëdhënies së tyre mjaft të ngushtë, por kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës.

Eri këto kohë është fshehur nga mediat, ndërsa Arsimi është përfolur pasi u nda nga e dashura e tij. Kjo e fundit e cilësoi si të ftohtë akull, ndërsa tha se vajzat e tjera nuk kishin faj.


