Frika pushton afganët, banorët rrëfejnë jetën e tyre nën pushtetin e talebanëve

Bota

Frika pushton afganët, banorët rrëfejnë jetën e tyre

Pas talebanëve, Afganistani është në një gjendje të vdekur, pasi të gjithë heshtin nga frika. Një banor, identitetin e të cilit mediat ndërkombëtare e mbajnë të fshehtë, ka treguar situatën në të cilën ndodhen.

“Dyqanet mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes, por këto dyqane dikur ishin hapur deri në mesnatë ose 1:00 të mëngjesit, sepse njerëzit kanë frikë nga një incident i mundshëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit mbyllin dyqanet e tyre dhe shkojnë në shtëpi”, u shpreh ai.

Një tjetër tha se shkoi për të marrë ilaçe për një të sëmurë, por farmacitë nuk gjenden hapur në asnjë pikë. Edhe rrugët janë bosh. E vetmja zonë që nuk fle kurrë është ajo aeroportuale prej nga ku SHBA dhe shtetet aleate po përpiqen të evakuojnë të gjithë stafin para afatit të 31 gushtit.

Frika pushton afganët, banorët rrëfejnë jetën e tyre

Ndërkohë, rreziku për sulme të mundshme shtohet çdo orë e më shumë teksa SHBA tha se kishin vrarë dy militantë të Shtetit Islamik që planifikonin sulme në Afganistan. Kujtojmë se ky sulm i SHBA-së erdhi pasi u vranë 13 ushtarë amerikanë të enjten, në aeroportin e Kabulit.

ME TE LEXUARAT