Ish-Miss Kosova denoncon ish-burrin: Më kërcënoi për vrasje

Showbiz

Ish-Miss Kosova denoncon ish-burrin: Më kërcënoi për vrasje

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, e ka denoncuar dje ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh në Policinë e Kosovës.

Latifi ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti vazhdimisht e shqetëson dhe e përcjell nga mbrapa, duke ngjallur tek ajo frikë dhe shqetësim.

Bazuar në dëshminë e 38-vjeçares, Kardesh e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, gjë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek ajo dhe për këtë është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sinajli raporton se i dyshuari Atilla Kardesh është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Atilla Kardesh’it iu është caktuar masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale./prive

ME TE LEXUARAT