Ushtria izraelite godet autoambulancën në Gaza, vdesin 2 mjekë dhe vajza 6-vjeçare
Nje incident i rende eshte regjistruar ne vazhden e perplasjes se armatosur me Izraelit dhe Hamasit.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze akuzoi forcat ushtarake izraelite për goditjen e qëllimshme të një ambulance dhe vrasjen e dy mjekëve që nxituan për të ndihmuar Hind Rajab, një vajzë 6-vjeçare palestineze, e cila gjithashtu u vra, si të gjithë anëtarët e familjes së saj që vdiqën gjatë tentativës për të ikur nga Gaza.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një video e publikuar në rrjetin social "X" të publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tregon rrënojat e ambulancës.
"Hind humbi jetën tragjikisht e vetme, pasi kërkoi ndihmë nga stafi ynë për orë të tëra: Ejani dhe më merrni.
Pusho në paqe, Hind, prehu në paqe Jusuf dhe Ahmed, heronjtë e përpjekjeve humanitare ( dy mjekët e vrarë)”,- shkruan Gjysmëhëna e Kuqe.
Viktimat civile kane qene te shumta pas nisjes se luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit ne fund te vitit te kaluar.