I dënuar në Itali e Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e trafikantit në Elbasan

Aktualitet

I dënuar në Itali e Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e

Pronat e dy personave janë sekuestruar në Elbasan pasi dyshohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale.

Prokuroria e Elbasanit vendosi që të sekuestrojë apartamentin me sipërfaqe 112m2, në Elbasan, në pronësi të shtetases F.A.

Nga hetimi pasuror rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit A.S., i dënuar nga drejtësia italiane për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëkohësisht u vendos të sekuestrohet pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 79m2 , në Elbasan, në pronësi të shtetasit E.G.

Nga hetimi pasuror rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.G, i dënuar nga drejtësia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT