Intervista kundër Pallatit Mbretëror, gazetarit nuk i del e keqja: Nuk e besoj Meghan Markle

Showbiz

Intervista kundër Pallatit Mbretëror, gazetarit nuk i del e keqja: Nuk

Gazetari Piers Morgan i qëndron akuzave të tij për bashkëshorten e Princ Harryt, lidhur me intervistën e tyre me  Oprah Winfrey. Kujtojmë se Meghan Markle dhe Princi Harry dhanë intervistën historike lidhur me jetën e tyre në Pallat dhe vështirësitë që kanë kaluar. Kjo intervistë u pasua me kritika të shumta. Mes tyre ishte gazetari Piers Morgan, i cili e akuzoi Dukeshën e Sussex, gjë që i kushtoi vendin e punës.

 Në intervistën e tij të parë për drejtuesin e Fox, Tucker Clalson, pas dorëheqjes nga emisioni Good Morning Britain, ai shprehet sërish kundër Meghan.

Intervista kundër Pallatit Mbretëror, gazetarit nuk i del e keqja: Nuk

“Ende nuk i besoj ato që kanë thënë, në veçanti ato që tha Meghan Markle. 17 pretendime të ndryshme janë provuar të jenë ose të vërteta ose shumë të ekzagjeruara. Unë nuk e besoj Meghan Markle, e kam të pamundur.”, ka dhënë ai.

Morgan gjithashtu i tha Carlson se i ishte kërkuar të qëndronte në anën Markle, “dhe nëse nuk i besoni ato që ajo ka thënë, atëherë  jeni një racist”.

ME TE LEXUARAT