Putin nuk heq dorë nga Rusia, ndryshon ligjin për të rikandiduar edhe dy herë si president

Bota

Putin nuk heq dorë nga Rusia, ndryshon ligjin për të rikandiduar

Rusia do udhëhiqet nga Vladimir Putin edhe për një dekadë e gjysmë. Mediat ruse bëjnë me dije se presidenti Putin ka nënshkruar një ligj që i lejon atij të kandidojë edhe për dy mandate të tjera presidenciale.

Kujtojmë se ky është mandati i tij të katërt presidencial, i cili pritet të përfundojë në 2024.  Legjislacioni i ri, mund ta lejojë atë të jetë në krye të vendit  edhe për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, nëse ai zgjedh të kandidojë sërish.

Ligji i ri zyrtarizon rezultatet e referendumit të vitit të kaluar mbi ndryshimet në kushtetutën e Rusisë. Përpjekjet e Putinit më parë, për të qëndruar në pushtet kanë çuar në  protesta dhe kritika masive nga shumica. Në fillim të këtij viti, mijëra njerëz protestuan në të gjithë Rusinë për burgosjen e Alexey Navalny , i cili u arrestua në janar kur u kthye në vend pesë muaj pasi u helmua me agjentin nervor Novichok .

 

ME TE LEXUARAT