Presidenti Bolsonaro nuk ndalet, vë në rrezik Brazilin dhe gjithë botën

Brazili është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, ku vetëm në muajin mars mbetën të vdekur 60,000 njerëz. Shkak për këtë, shkruan “The Guardian” është presidenti i vendit, Jair Bolsonaro. Ky i fundit njihet për denigrimi të grave, homoseksualëve dhe pakicave, i cili lavdëroi autoritarizmin dhe torturat.
“The Guardian” shkruan se Bolsonaro jo vetëm që ka përdorur një ligj të sigurisë kombëtare të epokës së diktaturës për të përndjekur kritikët dhe për të mbikëqyrur një rritje të shpyllëzimeve të Amazonës në nivelin më të lartë në 12 vite, por anashkaloi masat që parandalonin përhapjen e Covid-19, si kufizimet e lëvizjes, maskat dhe vaksinat.
Lidhur me këtë situatë, ish- presidenti i Kolumbisë, Ernesto Samper, shkruan në tuitter: “Bolsonaro ka arritur ta kthejë Brazilin në një gropë gjigante”
Por, problem është që përhapja e variantit më ngjitës të P1 po prek masivisht edhe vendet e tjera. Një sondazh i publikuar, ka treguar se 59% të votuesve kërkojnë që Bolsonaro të largohet nga pushteti, ndërsa ky i fundit duket se po përgatitet për një rezultat të pafavorshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Brazil është i dyti vend në botë që ka numrin e lartë të viktimave nga Covid, por i pari në të gjithë botën, që ka numrin më të lartë të viktimave ditore.


