Interpol e kërkonte për vjedhje të orëve 'Rolex', arrestohet burri i këngëtares se njohur shqiptare

Showbiz

Interpol e kërkonte për vjedhje të orëve 'Rolex',

Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar.

“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.

Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit.

Arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion