Çiljeta zbulon pengun e jetës: Kam humbur një fëmijë me Albanin, tani do të ishte 4 vjeç

Showbiz

Çiljeta zbulon pengun e jetës: Kam humbur një fëmijë

Çiljeta Xhilaga është padyshim një nga banoret me të dashura të Fermës VIP. Me çiltërsinë dhe dhembshurinë e saj, këngëtarja ka rritur të fitojë zemrën e publikut.

Ajo ka dëshmuar që është një nënë e mirë dhe për ta sakrifikon gjithçka. Mirëpo, i është dashur që të përballet me një moment të trishtë 4 vite më parë.

Gjatë një bisede me Glorian, ajo tha se shtatëzania përfundoi spontanisht, kur ishte vetëm 7 javshe. Zemërthyer, ajo tha se nëse shtatëzania do shkonte ashtu siç ishte planifikuar, fëmija sot do të ishte 4 vjeç.

“Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.

Pavarësisht këtij momenti të vështirë, me bindje të plotë ajo tregoi se do të tentojë sërish të këtë fëmijë me Albanin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion