Vjedhja e të dhënave të TIMS-it/ Karamuço: Policët që denoncuan skandalin, u hodhën në rrugë

Aktualitet

Vjedhja e të dhënave të TIMS-it/ Karamuço: Policët

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje lidhur me skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në zyrtar e drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe eksportimin e të dhënave të paautorizuara.

Karamuço tha se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, që sot gjendet nën arrest shtëpie, hyri në zyrat e TIMS me dy apo tre persona që nuk kishin lidhje me Policinë e Shtetit, dhe nuk kishin as certifikatë sigurie.

Duke folur në emisionin “Top Talk”, Karamuço tha se policët që e kundërshtuan dhe më pas e denoncuan ndërhyrjen e Muçës, sot janë “hedhur në rrugë”. Sipas tij, ka qenë presioni i partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mediat që i kanë dhënë zë kësaj çështjeje, për të mos e lënë të kalojë në heshtje.

“Mori një tjetër rrjedhë edhe për shkak të partnerëve tanë të SHBA, që pas takimit me Ballën, gati dha një ultimatum. Ishte e rëndësishme se në ato të dhëna janë dhe shtetas amerikanë. Ka qenë një tendencë që ekspertimi të bëhej me eskpertë privatë, por ndërhyrja e partnerëve ka çuar për ekspertim në laboratorin e certifikuar të SPAK.

Një person kalimtar, kalon natën në drejtori dhe i thotë a futemi njëherë brenda? Kështu ka ndodhur, nuk ka lidhje me policinë e shtetit dy-tre persona, hyjnë në serverat qendrorë, marrin dhe një USB me vete, dhe ndërhyjnë në sistemin TIMS. Nuk e di çfarë kanë bërë me atë sistem. Thonë për “backup” por u rrëzua më pas. Vijnë punonjësit e policisë, thonë çfarë po bëni këtu? Tentuan të mbyllin dhe kamerat. Atëherë policët bëjnë një denoncim. Policët që e denoncuan nuk janë në punë. I kanë degdisur në Akademinë e Policisë dhe tani janë në rrugë.

Ky grup u emërua për të parandaluar mundësinë e hakerimit nga iranianët, dhe këta na ngjajnë si iranianë. Deri këtu ka arritur, kush mban përgjegjësi për këtë? Fillimisht u ndërhy shumë nga politika që të harrohej. Media e mbajti zërin gjallë të kësaj çështjeje. E merr AMP-ja çështjen dhe çon dokumenta, nuk bën kallëzim penal. Dhe drejtori i departamentit të Policisë Kriminale bën kallëzim penal. Sepse kanë kuptuar shkeljen e rëndë që është konsumuar dhe janë frikësuar nga partnerët. Kjo çështje nuk mbyllet me një arrestim.” – tha Karamuço.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion