E rëndë në Kurbin/ Zetori bie në kanal, vdesin dy persona, njëri prej tyre 21 vjeç

Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Zetori bie në kanal, vdesin dy persona,

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Autoritetet policore raportojnë se një mjet bujqësor zetor, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, pasi dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjeri në mjet, shtetasi Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion