“I rashë vetëm një shpullë”, sherri me Eduart Kuçin, Joz Marku deklaron: Ka qenë veprim gja'knxehtësie

Showbiz

“I rashë vetëm një shpullë”, sherri me Eduart
Detaje të reja publikohen nga seanca me dyer të mbyllura që u dha sot për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin.Këngëtari dhe i afërmi i tij akuzohen për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ish-konkurrent i Për’puthen, teksa gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie” për të dy.

Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen.

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen.

E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, mësohet të jetë shprehur Jozefin Marku.

Sakaq, Nikolli ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa për municionin që i kanë gjetur në banesë ka deklaruar se ishte i ndryshkur dhe në kushte të papërdorshme.

“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasmë, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, ka dëshmuar Kristjan Nikolli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion