Ndoqi këmba-këmbës socialisten Iris Luarasi në qendrën tregtare, Arvina Lleshi lihet e lirë pas disa orësh në polici

Aktualitet

Ndoqi këmba-këmbës socialisten Iris Luarasi në qendrën
Aktivistja Arvina Lleshi është lënë e lirë këtë të mërkurë, disa orë pasi ishte shoqëruar në polici gjatë natës.

Ndalimi i saj u krye pas kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi. Episodi që solli ndërhyrjen e policisë kishte ndodhur pranë Kuvendit, ku ligjvënësja po kalonte përmes ambienteve të një qendre tregtare.

Sipas informacioneve të bëra publike, Lleshi e kishte ndjekur deputeten gjatë rrugës drejt institucionit dhe i ishte drejtuar asaj me akuza, duke e quajtur "hajdute".

Lajmi për ndalimin e aktivistes shkaktoi reagimin e mbështetësve të saj. Disa prej tyre u grumbulluan përpara komisariatit ku ajo mbahej, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.

Protestuesit e konsideruan të pajustifikuar veprimin e autoriteteve dhe pretenduan se policia kishte ndërhyrë në mbrojtje të qeverisë. Ata qëndruan jashtë ambienteve të komisariatit deri pas njoftimit për lirimin e Lleshit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion