Pla'gosi të riun në Kukës, autori vetëdorëzohet në polici pas negociatave të vazhdueshme me familjarët

Aktualitet

Pla'gosi të riun në Kukës, autori vetëdorëzohet
Pas kërkimeve të intensive dhe negociatave të vazhdueshme me familjarët, është vetëdorëzuar në policinë e Kukësit 30-vjeçari i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një të riu në Krumë.

Gjatë veprimeve hetimore, efektivët kanë sekuestruar pistoletën e përdorur në ngjarje, si dhe një arsenal të tërë ushtarak gjatë kontrollit në banesën dhe automjetin e autorit të dyshuar.

Njoftimi: 
DVP Kukës

Pas një pune intensive kërkimore, pamundësisë për t’u fshehur dhe negociatave me familjarët, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, ditën e djeshme, në Krumë.

Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se autori kreu plagosjen.

Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 08.09.2026, në rrugën e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në Krumë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ky shtetas ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin J. A., 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Si rezultat i punës së pandërprerë të Policisë dhe negociatave me familjarët e tij, shtetasi F. D. është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit, e dyshuar si arma e përdorur në kryerjen e plagosjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT