I preku të gjithë me kushtet ku jeton, Klajdi Musabelliu merr lajmin për riparimin e shtëpisë

Në prime-n e kaluar, një suprizë ishte përgatitur për artistin Klajdi Musabelliu. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari mori përsipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën.
Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.
Ditën e sotme. Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit, Klajdi Musabelliu, në Tiranë.

Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj.
Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit të reality show-t, që i hapi dyert dhe e mikpriti në shtëpinë ku jeton bashkë me djalin.
Këtë moment Vëllai i Madh ka vendosur që t’ua shfaqë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment në living është shfaqur video në fjalë, ku Klajdi e ka parë pa e komentuar.
Në fund të gjithë kanë duartrokitur dhe thanë njëzëri “Bravo Arbër, bravo Klajdi”.
Ndërkohë Klajdi në një moment qesh dhe thotë vetëm: “Faleminderit”.
Pastaj teksa banorët po e përqafonin, Olsi shton: “Kur të dalim nga këtu, do ikim të gjithë te shtëpia e Klajdit dhe do gatuaj”.
Këngëtari ia pret: “Do bëjmë makarona, trahana”.
Në spektaklin e 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh vështirësitë që ka kaluar në jetë, me papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të apartamentit, ku sikurse tha “sa herë bie shi, uji hyn brenda”.
Sot Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit dhe banorit të “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, në kryeqytet.
Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj. Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit të reality show-t, që i hapi dyert dhe e mikpriti në shtëpinë ku jeton bashkë me djalin.


