I dyshuar për mashtrim, reagon aktori Rezart Veleshnja: Makina kishte humbur, unë e kam përdorur kur…

Showbiz

I dyshuar për mashtrim, reagon aktori Rezart Veleshnja: Makina kishte

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, u arrestua nën dyshimin për mashtrim, por më pas, në seancën e sotme gjyqësore, u vendos se ‘arrestimi i tij ishte i paligjshëm’.

Kështu, aktori u lirua dhe Gjykata e Durrësit caktoi masën detyrim paraqitje. Ndërkohë, më pas, Veleshnja reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, shprehet aktori.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion