Rruga që lidh Dibrën me Elbasanin, Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Çerenecit – Zgosht

Aktualitet

Rruga që lidh Dibrën me Elbasanin, Balluku inspekton punimet në

Rruga Ura e Çerenecit – Zgosht, që lidh qarkun e Dibrës me qarkun e Elbasanit, po ndërtohet nga e para.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet këtë të premte, ndërsa u shpreh se ky aks është shumë i rëndësishëm, pasi lidh qarkun e Dibrës me qarkun e Elbasanit.

“Jemi në një vepër të rëndësishme, që krijon një ndërlidhje mjaft të kërkuar nga dy zona, të cilat duken larg.

Jemi në qarkun e Dibrës dhe lidhemi me qarkun e Elbasanit. Unë shikoj edhe standardin e ndërtimit, duke marrë parasysh kushtet atmosferike, është standard i mirë ndërtimi. E themi gjithmonë, nuk mjafton të ndërtosh një rrugë, duhet që ajo të ketë të gjitha standardet e ndërtimit. Problematikat që hasim me mirëmbajtjen janë ato që kanë kostot më të larta”, u shpreh ministrja Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion