"Shiti makinën e shokut", Gjykata liron aktorin Rezart Veleshnja: Arrestimi i paligjshëm

Showbiz

"Shiti makinën e shokut", Gjykata liron aktorin Rezart Veleshnja:

Gjykata e Durrësit la të lirë aktorin e humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit nën akuzën për mashtrim.

Gjykata e deklaroi të paligjshëm ndalimin e aktorit dhe caktoi masën detyrim paraqitjeje.

Aktori akuzohet për përvetësimin e një automjeti që i përkiste një të njohuri të tij, mjet të cilin deklarohet se e kishte shitur për një shumë prej 200,000 lekësh.

Pas ndalimit, Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” të cilën Gjykata e Durrësit e ka miratuar.

Kjo masë e detyron Veleshnjën të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve, duke shmangur gjendjen e arrestit të mëtejshëm për Veleshnjën.

Avokati mbrojtës i aktorit kundërshtoi veprimet e policisë duke deklaruar se çështja është e karakterit civil dhe se nuk ka asnjë kontratë shitblerjeje për automjetin.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, që u zhvillua pasditen e sotme në Durrës, Veleshnja u shpreh se ngjarja ishte një “lapsus” dhe ka dhënë versionin e tij për incidentin që sipas tij ishte një dhënie ultimatumi nga ana e shokut të tij për t’i kthyer automjetin që i kishte marrë dhe denoncimi një punë nervash për t’i cenuar imazhin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion